Wiki-Fjalori
Fjalori i lirë

Shtegu i hipive (në anglisht: Hippie trail, i njohur edhe si overland) ishte një itinerar për udhëtime tokësore i ndërmarrë shpesh nga anëtarët e nënkulturës hipi dhe nga udhëtarë të tjerë nga mesi i viteve 1950 deri në fund të viteve 1970. Shtegu niste nga Evropa dhe kalonte përmes Azisë Perëndimore dhe Jugore, duke përshkuar vende si Afganistani, Pakistani, India, Nepali, Sri Lanka dhe Bangladeshi, për të përfunduar shpesh në Tajlandë. Ai përbënte një formë të turizmit alternativ, ku një nga elementet kryesore ishte udhëtimi me harxhime sa më të pakta, me qëllim zgjatjen e kohës së qëndrimit larg shtëpisë. Termi "hipi" u përhap në mesin dhe fundin e viteve 1960; para tij, në fund të viteve 1950, përdorej termi "bitnik" (beatnik).